Luftëtari shpallet kampion
Luftëtari është shpallur kampion i Kategorisë së Parë.
Skuadra gjirokastrite luajti finalen me Korabin në “Qemal Stafa”, një ndeshje që u vendos nga 11 – metërshat me rezultatin 11 – 10.
Asnjë gol në lojën e rregullt dhe pjesët shtesë.
Të dy ekipet që sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Superligës e mbyllën në vendin e parë në grupin e tyre.
Luftëtari rikthehet në Superligë pas 3 sezonesh mungesë, ndërsa për Korabin kjo aventurë përsëritet pas 54 vitesh.
Tv Klan