Luftime në Tetovë mes shqiptarëve dhe policisë maqedonase – (14 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Luftime të ashpra në rrethinat e qytetit të Tetovës, mes luftëtarëve shqiptarë të UÇPMB dhe policisë maqedonase. 9 polic maqedonas janë plagosur. Sipas qeverisë maqedonase, luftimet kishin filluar në lagjen periferike të Tetovës, Kale dhe më pas kanë vazhduar në fshatin Selc. Luftimet janë shtrirë përgjatë gjithë kufirit të Maqedonisë me Kosovën dhe kanë arritur deri në Kumanovë.
Situata bëhet e rrezikshme, pasi ka njoftime, sipas të cilave, për herë të parë trupa nga Kosova kanë hyrë në mbështetje të UÇPMB-së në Maqedoni. Ministria e Brendshme maqedonase, e përshkoi situatën si shumë të rëndë. Sipas autoriteteve maqedonase, kanë qenë shqiptarët të cilët kanë sulmuar forcat qeveritare./tvklan.al