Luftimet në Kosovë, shumë të vdekur e të plagosur (13 Mars 1999)


Luftimet në Kosovë, shumë të vdekur e të plagosur (13 Mars 1999)

15:19 13/03/1999

Dy ditë para rifillimit të bisedimeve të paqes për Kosovën në Paris, një shpërthim i fuqishëm ka tronditur sot Podujevën, qytet në Kosovën veriore. Sipas burimeve shqiptare mbeten mëse 20 të plagosur dhe dy të vrarë të gjithë kalimtarë të rastit. Në Kosovë edhe sot ka patur luftime të ashpra si pasojë e së cilës mendohet të kenë vdekur 3 persona.

Komandanti i Përgjithshëm i NATO-s ka thënë se forcat e komanduara prej tij janë gati për sulm ndaj serbëve, por ai nuk mund të veprojë para se shqiptarët të nënshkruajnë marreveshjen e Paqes. Përfaqësues të UÇK-së kanë deklaruar se vendimi i tyre për marrëveshjen do të bëhet publik vetëm kur të fillojnë bisedimet e Paqes në Paris.

Presidenti Millosheviç tha se as ka ndërmend të pranojë një trupë të NATO-s në Kosovë, por në Maqedoni instalimi i trupave të ushtrive perëndimore vazhdon me të njëjtin ritëm./tvklan.al

Gazetar : Altin Hazizaj






Të ngjashme