Luhatja e energjisë shkakton djegien e banesave (21 Tetor 2000)
Ndërprerja e dritave ka shtuar numrin e zjarreve për shkak të luhatjes së tensionit. Familja Bushi sot është zgjuar pa çati mbi kokë. Mbrëmë pas disa orësh pa drita pas disa kolpo tensioni ka bërë që shtëpia dhe magazina pranë të marrë zjarr. Zjarri ka vazhduar me orë ndërsa sot në mëngjes, eksperzita policore ka zyrtarizuar dhe shkakun e rënies së zjarrit që është një kolpo tensioni. I zoti i shtëpisë shprehet se do të kërkojë dëmshpërblim nga KESH për shtëpinë e djegur.
Vetëm dje në Tiranë sipas shërbimit zjarrfikës ka patur 3 raste zjarresh për shkak të problemit të elektrikut. Pas verë së nxehtë me rrezikshmëri zjarresh për shkak të temperaturave të larta, zjarrfikësit presin përsëri punë pasi ndërprerjet e dritave po shkaktojnë zjarre në kabina dhe në objekte./tvklan.al