Luhatje tensioni në timon, përplasje e fortë mes dy makinash
Një aksident i rëndë ndodhi këtë të martë në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit. Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën, fatmirësisht pa dëmtime në njerëz.
Burime për tvklan.al thonë se shkak për aksidentin dyshohet se u bë një prej shoferëve, i cili teksa i jepte makinës pati luhatje të tensionit. Kjo bëri që ai të devijonte rrugën dhe të përplasej me një makinë Benz.
Autoritetet policore shkuan në vendin e ngjarjes, ku vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanava të aksidentit./tvklan.al