Kukësi kthehet te fitorja
Kukësi u kthye të fitorja pas dy humbjeve radhazi me rivalët direktë, Skënderbeun dhe Partizanin. Ekipi i Armando Cungut arriti një sukses me përmbysje 2 – 1 me Kastriotin e vendit të fundit. Golit të Roger në pjesën e parë, por gaboi në goditjen e 11-metërshit në minutën e 54’ ku goditja e tij u prit nga Frashëri.
Shameti dhe Cordero kthyen situatën në favor të miqve me golat e tyre gjatë pjesës së dytë. 3 pikët e mbajnë Kukësin pranë me kreun, ndërsa disfata e radhës te Kastrioti u pasua me dorëheqjen e trajnerit Elvis Plori. Teuta i shkaktoi humbjen e parë në këtë kampionat Laçit.
Durrsakët fituan me rezultatin 3 – 0 me kurbinasit. Amadu dhe Progni ishin shënuesit e takimit. Laçi nuk ishte në gjendje të reagonte, ndërsa luajti thuajse të gjithë takimin me 10 futbollistë, pasi Xhixha mori karton të kuq në minutën e tretë. Ndeshjet e tjera të javës së nëntë do të luhen të dielën dhe të hënën.
Tv klan