Luka Romero, më i riu në La Liga
Debuton në moshën 15 vjeç e 219 ditë
Luka Romero bëhet lojtari më i ri i aktivizuar në historinë e La Ligas.
Meksikani 15 vjeç e 219 ditë hyri në fushë si zëvendësues në humbjen 2 – 0 të Mallorka me Real Madridin.
Romero kaloi një rekord 80-vjeçar. Luka Romero është mesfushor dhe është pjesë e përfaqësueve të moshave në Argjentinë për shkak të origjinës së babait të tij.
Ka nga ata që mendojnë se mund të bëhet Messi i ri.
Tv Klan