Lule kungulli e mbushur  (Video)


Lule kungulli e mbushur  (Video)

14:11 04/04/2019

Përbërësit:

300 gr lule kungulli

200 gr miell

150 gr gjizë

150 gr ujë

100 gr philadelphia

70 gr pançetë

50 gr borzilok

1 domate

1 qepë

1 qepë e njomë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim qepën e grirë imët. Më pas shtojmë në të njëjtin tigan pançetën dhe i shuajmë me konjak.

Grijmë imët borzilokun dhe e vendosim në një tas, shtojmë në të gjizën, kripë, piper, pançetën dhe qepën e skuqur, bukë të grirë, vezë, pjesën e tulit të domates të prerë në kubikë. I përziejmë të gjitha bashkë dhe masën e përgatitur e fusim në qese pastiçerie dhe mbushim me të lulet e kungullit. Pasi i mbushim të gjitha i kalojmë në brumë petullash të përgatitur me miell, ujë, vezë, kripë, piper dhe i skuqim. Vendosim në mikser kremin e djathit, qepën e njomë, pjesën e farave të domates dhe i bëjmë krem për të shoqëruar lulet e kungullit.

/tvklan.al






Të ngjashme