“Lulet e ftohta të Marsit”, libri i ri i Ismail Kadaresë – (18 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Prej disa ditësh në të gjitha libraritë kryesore të vendit, njëkohësisht dhe me ato të Francës, gjendet romani më i fundit, i shkrimtarit Ismail Kadare, i publikuar nga shtëpia botuese Onufri. “Lulet e ftohta të Marsit” është romani më i fundit i shkrimtarit, pas “Spiritus dhe Shkaba”. Kjo është proza e parë e gjatë e Kadaresë, ku ai trajton Shqipërinë post-komuniste.
Një nga temat kryesore të veprave të Kadaresë, zakoni i lashtë i gjakmarrjes, tani trajtohet me një tjetër vështrim, që përbën edhe përpjekjen e parë të shkrimtarit, për të dhënë prozën e tij të parë të gjatë për Shqipërinë post-komuniste./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora