Lulëzon prodhimi i naftës vendase në 2017, rritja me 1800%


Lulëzon prodhimi i naftës vendase në 2017, rritja me 1800%

18:36 04/03/2018

Shqipëria ka importuar vlerën më të ulët historike të 7 viteve të fundit për produktin e karburantit.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Ministria e Financave nafta e blerë në tregjet e huaja në fund të muajit Dhjetor, shënoi sasinë e 400 mijë tonëve, duke pësuar një rënie prej 107 mijë tonësh krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat tregojnë se këto vlera të importit të naftës janë më të ulëta se në të gjitha vitet, përfshi edhe 2010-ën, kur importet ishin 484 mijë ton.

Por sipas Drejtorisë së Doganave, edhe pse importet e këtij produkti kanë qenë të ulëta, konsumi i naftës vijon të pësojë rritje. E gjithë diferenca e sasisë që nuk është importuar është plotësuar nga nafta e prodhuar në vend.

Të dhënat zyrtare të drejtorisë së Doganave tregojnë se për periudhën janar- tetor, vetëm në 10 muaj, tregu vendas ka konsumuar 144 mijë ton naftë të rafinuar në Shqipëri, thënë ndryshe, 1 në katër litra karburant është prodhuar në vend.

Rritja e prodhimit vendas krahasuar me vitin 2016-ë është 1800% më shumë.

Tv Klan

 






Të ngjashme