Lulishtet dhe ajri në Tiranë – (5 Qershor 2000)


Lulishtet dhe ajri në Tiranë – (5 Qershor 2000)

11:09 05/06/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Thuhet se pylli është mushkëria e qyteteve, ndërkohë qyetet tona ngjajnë me dikë që pas një aksidenti ia kanë hequr një pjesë të mushkrisë dhe përsëri ai vazhdon të pijë duhan. Buzë rrugëve tona dikur ka patur pemë, që përveç se mbanin pluhurin, e pastronin ajrin bënin edhe hije.

Prej rreth 20 vjetësh pemët janë prerë dhe ende nuk janë zëvendësuar, qindra mijë makina kalojnë përditë nëpër rrugët tona dhe bashkë me gazin shpërndajnë edhe pluhur. Liqeni artificial është park kombëtar, për rrjedhim këtu ndalohet ndërtimi.

Kryeqyteti shqiptar tani dhe lulet detyrohet t’i sjelli nga jashtë. Në Tiranë është edhe kjo ndërmarrje e quajtur gjelbërimi. Pas shembjes së kioskave punonjësit e gjelbërimit rikrijuan këto lulishte. Pra me këtë mushkëri të gjymtuar kryeqyteti ynë vështirë të ketë shëndet të mirë e jetë të gjatë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme