Lulishtet e pa lulëzuara – (25 Qershor 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Vjet në këtë periudhë ishte koha e aksionit të prishjes së kioskave. Ndërsa buldozerët rrënonin baraka llamarine apo edhe vila disa katëshe, ish-kryeministri Majko dhe nismëtarët e aksionit, shpallnin me të madhe se do t’i kthenin kryeqytetit lulishtet e dikurshme.
Ja lulishtet sot pas një viti. Emri lulishte nuk i rri dhe aq mirë këtij mjedisi, pasi lule nuk ka gjëkundi, e vetmja bimë ka qenë bari, por edhe ai është tharë dhe është bërë kashtë./tvklan.al