Lulishtja para Parlamentit – (30 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Veç 40 punëtore dhe një firmë private duheshin që pjesa para Parlamentit apo Sheshi “Fan Noli” të vijë në pamjen e dikurshme me lulishte dhe rrugica kaluese. Që nga 13 Nëntori është marrë në dorëzim nga firma private gjelbëruese ndreqja dhe zbukurimi i këtij sheshi. 15 Dhjetori është data përfundimtare e dorëzimit të këtij territori.
Ky është sheshi i dytë pas qendrës që ka filluar të risillet me kënde pushuese dhe hijezuese. Duket se ka përfunduar gjithçka, janë instaluar llampat ndriçuese dhe një shatërvan. Fadroma është duke hequr pjesët e fundit të shkatërrimit dhe nga ana tjetër punonjësit që hedhin farën gjelbëruese. Me këtë spastrim edhe njerëzit kanë fituar një park aq të munguar në qytetin e mbipopulluar./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti