Lulzim Basha përballë gazetarëve (2009)


Lulzim Basha përballë gazetarëve (2009)

Autori: Blendi Fevziu

23:28 02/03/2009

Opinion-Seria e emisioneve “Ministrat përballë shtypit” në emisionin “Opinion” zhvilloi mbrëmjen e sotme puntatën e fundit dhe protagonist të saj kishte ministrin e Jashtëm Lulzim Basha.

Ai u përball me një panel gazetarësh ku merrnin pjesë Andi Tela, Desada Metaj, Eni Vasili dhe Mentor Nazarko. Thelbi i intervistës ishte çelja e negociatave për anëtarësim në BE, për të cilën Basha tha se Shqipëria ka përmbushur çdo detyrim dhe se anjë nga vendet e BE nuk e ndalon këtë aplikim.

“Unë vij nga një vizitë në Bruksel të cilën do ta konsideroj jashtëzakonisht të suksesshme në rapot me aplikimin e Shqipërisë në BE. Ne nuk kemi asnjë ndryshim pozicioni në raport me atë që është shprehur më përpara, Shqipëria do të aplikoj për në BE gjatë presidencës çeke. Një pjesë e mirë e vendeve anëtare mendon se zgjerimi mbetet një vlerë e shtuar për unionin, ndërsa një pjesë tjetër është kundër. Është përmbyllur një fazë shumë e rëndësishme që është marrëveshja e Stabilizim Asocimit, muajin e ardhshëm kjo marrëveshje hyn në fuqi. Është e rëndësishme për Shqipërinë të bëjë këtë hap tani, askush nuk na ndalon, është e drejtë e secilit vend ta bëjë. Ne presim gjatë këtij muaji të bëjmë aplikimin për çeljen e negociatave. Shqipëria ka përmbushur çdo detyrim për çeljen e këtyre negociatave”, tha Basha./tvklan.al  

Të ftuar: Lulzim Basha, ministër i Punëve të Jashtme, Andi Tela, Desada Metaj, Eni Vasili, Mentor Nazarko.






Të ngjashme