Lum kritikash ndaj presidentit Trump
Njerëz të njohur e të panjohur kanë reaguar ashpër pas qëndrimeve të presidentit amerikan, Donald Trump mbi Puerto Rikon e shkatërruar nga uragani Maria.
Trump kritikoi autoritetet e Puerto Rikos, pas ndihmës që ata kërkuan nga Shtetet e Bashkuara.
“Ata duan që t’i marrin të gjitha gati”,
tha Trump ditën e Shtunë. Qëndrimet e tij në rrjet u pasuan nga një sulm i vërtetë kritikash.
Përveç personazheve holliwoodiane, listës iu shtuan edhe George Takei, Lady Gaga dhe Lin-Manuel Miranda.
“Është e qartë ku qëndron ‘udhëheqja e dobët’. Puerto Riko është pjesë e Shteteve të Bashkuara. Kjo është përgjegjësia jonë”,
shkruajti Lady Gaga.
Tekstshkruesi dhe aktori amerikan Lin-Manuel Miranda reagoi ashpër, sipas tij Trump po shkon drejt ferrit.
Po kështu edhe aktori dhe regjisori amerikan tha se ndjehet i neveritur nga qëndrimi i presidentit.
“Maria ishte një shans për Trumpin, por në vend që t’i ndihmonte njerëzit, ai u tall me ta”
, shkroi ai.
16 persona humbën jetën në Puerto Rikon si pasojë e uraganit Maria, që goditi ishujt amerikane, në muajin Shtator. Dëmet e mëdha në infrastrukturë detyruan kryebashkiakiaken e San Huanit që t’i lutej presidentit Trump për ndihmë.
Ditën e marte, presidenti pritet të vizitojë Puerto Rikon bashkë me zonjën e parë.
TV KLAN