Lumë antibiotikësh ndaj pacientëve në kardiokirurgji


Lumë antibiotikësh ndaj pacientëve në kardiokirurgji

15:45 22/02/2014 QSUT_doktoriAmortizimi i sallave të operacionit në shërbimin e sëmundjeve kardiovaskulare bën që mjeket të përdorin antibiotik 4 herë më shumë se kolegët e tyre në vendet europiane.

Në 3 sallat ku gjatë një viti operohen thuajse 4500 pacientë, janë rikonstruktuar sipas standarteve europiane, në vitin 2001. Me pas nuk është kryer shërbimi i mirëmbajtjes sipas kushteve të kërkuara. Kjo ka bërë që sallat të mos plotyësojnë me kriteret dhe të kthehen në problem për mjekët dhe pacientet.

Përdorimi i antibiotikeve bëhet në doza të mëdha , që mjekët i quajnë doza sulmi. U siguron jetën pacienteve, por u jep probleme të shumta.

Mjekët thonë se kjo është e vetmja zgjidhje për të garantuar pacientët dhe se do të veprohet në këtë mënyrë derisa sallat të jenë të sigurta.





Të ngjashme