Lumë kritikash ndaj Donald Trump
Presidenti amerikan Donald Trump ka marrë një lumë kritikash nga të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave të masakrës në shkollën e mesme në Florida.
Sulmi që Trump i bëri FBI-së, për dështimin në parandalimin e ngjarjes së rëndë ku u vranë 17 persona e u plagosën disa dhjetëra të tjerë, nuk u prit mirë nga të rinjtë.
Përmes rrjeteve sociale, disa nga nxënësit e shkollës kritikuan deklaratat e presidentit amerikan.
“17 nga shokët e mi të klasës nuk janë më, 17 fëmijë, 17 miq të grabitur. Por ti ke të drejtë, bëhet fjalë gjithmonë për ty. Sa budalla jam që e harrova këtë”,
ishte një nga komentet e nxënësve.
Të lënduarit nga masakra akuzojnë Trump se mendon gjithmonë për vete dhe për hetimin e nisur nga tij për Russiagate, duke harruar dhimbjen e tyre.
Të dielën Presidenti amerikan shkroi se FBI dështoi në parandalimin e masakrës pasi humbet kohë në hetimin për lidhjet e Trump me Rusinë.
Edhe Guvernatori i Florida-s, republikani Rick Scott, kërkoi dorëheqjen e shefit të FBI-së, Christopher Wray, për dështimin në hetimet për autorin e masakrës.
Pranë vendit ku ndodhi ngjarja e rëndë dhjetëra të rinj u mblodhën në protestë kundër, politizimit të sulmit dhe rritjes së sigurisë në shkollat amerikane.
Tv Klan