Lumi Gjanica në Fier, i pushtuar nga plehrat – (14 Nëntor 2000)


Lumi Gjanica në Fier, i pushtuar nga plehrat – (14 Nëntor 2000)

11:41 14/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Lumi Gjanica, i cili kalon në mes qytetit të Fierit, tashmë është kthyer ne një qendër plehrash. Në të dy anët e shtratit të këtij lumi, si edhe poshtë tre urave kryesore, ku çdo ditë kalojnë me qindra qytetarë, ose makina, plehrat, kutitë e kartonit, mbeturinat inerte janë shumë më të pranishme se kurrë. Janë dhjetëra dyqane, lokale e klube, si dhe tregu ambulant industrial, furnizuesit kryesor të këtyre pisllëqeve, të cilët si kazan plehrash kanë gjetur lumin Gjanica.

Tonelata plehrash të ndryshme të hedhura në bazamentet kryesore të urave, jo vetëm po rrezikojnë shembjen e tyre, por në kohë me diell ato çlirojnë një erë shumë të keqe dhe të dëmshme për shëndetin e njerëzve. Dikur fierakët mburreshin me këtë lum, ndërsa tani ai është kthyer në qendër epidemie. Nga një studim i kryer nga specialistët e bashkisë është parashikuar që në të ardhmen të bëhet i dobishëm për qytetin, duke u bërë i lundrueshëm./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora






Të ngjashme