Video/ Lumi i përgjakur tmerron banorët
Një ditë pas superhënës blu, çuditë vazhdojnë. Një lumë në Rusi është shndërruar në ngjyrë të kuqe si gjaku. Ky fenomen i çuditshëm ka ndodhur në lumin Molchanka në Siberinë Perëndimore.
Arsyeja pse diçka e tillë ka ndodhur, nuk është konfirmuar ende, por vendasit dyshojnë se kjo arsyeja mund të jetë derdhja e kimikateve të ndryshme në lumë.
Banorët janë të shqetësuar pasi tashmë uji nuk është më i pijshëm. Ndërkohë autoritetet janë duke u marrë për zgjidhjen e këtij problem brenda 24 orëve.
Klan Plus