Lumi Shkumbin do të ketë argjinaturë të re (26 Nëntor 2000)
Shfrytëzimi pa kriter i barrierës së Shkumbinit çdo vit ka sjellë dalje nga shtrati i tij dhe përmbytje të tokave të fermerëve dhe sidomos ato të fshatit Murriqan. Ujërat e rrëmbyera të Shkumbinit devijonin nga pritat e Metalurgjisë dhe derdheshin në fushat e Cërrikut. Këtij problemi të përvitshëm, Drejtoria e Ujërave i jep zgjidhje sivjet.
Një fond prej 5 milionë lekësh do të arrijë të mbulojë pikën më delikate nga ku shkaktohej përmbytja. Sipas drejtorit Kujtim Qosja, duhen ende fonde si dhe kërkohet ndërhyrja e Policisë Ndërtimore e cila do të ndalojë shfrytëzimin pa kriter të barrierës së Shkumbinit. Nga Drejtoria e Ujërave është vendosur një argjinaturë mbrojtëse dhe sistemi të kullimit të ujërave./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti