Lushnja rikthehet ne Superligë
Lushnja rikthehet ndër ekipet elitë të futbollit shqiptar.
Skuadra e drejtuar nga Artan Bano fitoi 1-0 në finalen e Grupit B përballë Bylisit në ndeshjen e luajtur në “Roza Haxhiu”, duke u rikthyer pas tre vitesh në Superligë.
Fati i ndeshjes u vendos nga goli i Fatjon Sefës, i cili në këtë takim mbante edhe shiritin e kapitenit.
Emocione të jashtëzakonshme, në stadiumin e Lushnjës. Që prej fundit të pjesës së parë Bylisi luajti me 10 lojtarë pas ndëshkimit me të kuq të Kuçit.
Lushnja administroi lojën, madje u përpoq të gjente edhe golin e dytë.
Rikthimi pas tre vitesh në Superligë nuk do të jetë i lehtb për skuadrën modeste që objektiv primar do të ketë mbijetesën.
/Tv Klan