Lushnje, 15-vjeçari goditet me sëpatë nga kushëriri


Lushnje, 15-vjeçari goditet me sëpatë nga kushëriri

17:55 03/04/2014 sepateNjë 15-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme, pasi u godit me sëpatë nga kushëriri i tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhamë të Lushnjes.

Burime nga policia bëjnë me dije se 15-vjeçari me iniciale E.S u godit nga djali i xhaxhait, ndërsa dyshohet se shkak për këtë sulm mes kushërinjve është konflikti për pronën.

I plagosuri është nisur me urgjencë drejtë spitalit Ushtarak, ndërsa është shpallur në kërkim i dyshuar si autor i kësaj ngjarje.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rethanave të ngjarjes si dhe për kapjen e autorit.

Redaksia/e.k





Të ngjashme