12:05 04/04/2014Një 50-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin nacional Lushnje-Çerm.Sipas burimeve të policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm pranë fshatit Zhame, ku një automjet tip Benz ka përplasur 50-vjeçaren teksa po kalonte trafikndarësen, e cila edhe pas ndihmës mjekësore nuk ka mundur të mbijetojë.Policia ende nuk ka mundur të identifikojë trupin e 50-vjeçares dhe se ka dërguar trupin e saj në morgun e spitalit të Lushnjes ku pritet të tërhiqet nga familjarët, ndërsa i ka vënë prangat drejtuesit të mjetit, 47-vjeçarit Ilir Sable nga Durrësi.Korespondentja e televizionit Klan, Anila Sefa informon se, 50-vjeçarja ka pasur me vete një çantë me ushqime dhe ujë dhe mendohet se mund të ketë qenë punonjëse e tokave bujqësore.redaksia tvklan.al