Lushnje, arratiset i burgosuri (30 Korrik 1999)
Arratisje spektakolare ka ndodhur dje në Lushnje. Dy policët Tahir Senko dhe Ibrahim Nezha që ishin caktuar në sigurinë e sapo të arrestuarit Viktor Çela kanë shkelur rregullat e shërbimit duke u larguar shumë metra dhe braktisur detyrën. I arrestuari sapo ka parë që policët ishin shumë larg ai është larguar po nuk dihet se ku. Policia e Lushnjes i ka vënë prangat kolegëve të tyre Senko dhe Nezha. Ndërkohë mbi vendndodhjen e të arratisurit nuk dihet asgjë./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj