Lushnje, festohet 75-vjetori i Vaçe Zelës
Është festuar sot në mënyrë të veçantë në qytetin e Lushnjes 75-vjetori i lindjes së këngëtares së madhe, Vaçe Zela. Përvejtori i ditëlindjes së këngëtares është përkujtuar me një koncert homazh, si dhe me mbjelljen e një peme që do të mbajë emrin e këngëtares dhe që simbolizon pavdeksinë e artistes së madhe Vaçe Zela, e cila u nda nga jeta disa muaj më parë.
Ceremonia festive për nder të 75-vjetorit të lindjes u mbajt në Kinoteatrin e qytetit, i cili mban edhe emrin e artistes së madhe. Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë edhe familjarë të këngëtares, ku vëllai i saj, Hysni Zela u shpreh se: “Është shumë emocionuese që një pemë do të mbajë nga sot emrin e Vaçes, shpirti i së cilës nuk u nda nga Lushnja”.
Ndërsa, për bashkëshortin e këngatres, Pjetër Radiqi kjo pemë për ditëlindje është një e papritur e këndshme që sjell kujtime edhe pas vdekjes.
Ditëlindja e të madhes, Veçe Zela do të kujtohet çdo 7 prill në Lushnje, duke sjellë një traditë të re për qytetin. Kryetari i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe u shpreh se: “Për qyetarët e Lushnjes, Vaçe Zela është larguar vetëm fizikisht, por ajo do të kujtohet brez pas brezi”.
tvklan.al/ M.S