17:16 01/02/2014Gjykata e Lushnjes ka vendosur masën “arrest me burg” për Daniela Meçanin , autoren e vrasjes së Ilir Llozit. Sipas prokurorit të çështjes, Dritan Hazbiu, 40-vjeçarja Daniela Meçani ka pranuar krimin dhe është shprehur se e kishte kryer vrasjen për vetëmbrojtje, pasi viktima, 43-vjeçari kishte tentuar ta përdhunonte.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grabian të Lushnjes tre ditë më parë, ku Daniela Meçani ka vrarë me thikë bashkëfshatarin Ilir Llozi, pasi ky i fundit e kishte ngacmuar seksualisht.