Lushnje, projekti gjerman pritet të zgjidh problemin me ujin e pijshëm – (20 Dhjetor 2000)


Lushnje, projekti gjerman pritet të zgjidh problemin me ujin e pijshëm – (20 Dhjetor 2000)

21:05 20/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Qyteti i Lushnjes është një nga qytetet më problematike përsa i përket ujit të pijshëm. Vetëm në verën e vitit 1999, ky qytet mbeti për rreth katër muaj pa ujë. Bashkia e këtij qyteti është ndihmuar nga qeveria, por fondet përball një amortizimi total të tubacioneve kryesore kanë qenë të pakta. Sipas kryetarit të bashkisë së këtij qyteti, Ylli Myftiu, gjatë vitit 2001 për tubacionet shpërndarëse të qytetit është edhe një projekt gjerman me një vlerë 11 milion marka gjermane.

Ky projekt është në fazën e përfundimit të studimit dhe në gjysmën e vitit 2001 do të fillojë nga puna për zbatimin e tij. Ky projekt do të sjellë përmirësime të ndjeshme në rrjetin e brendshëm. Lidhur me këto probleme kryetari bashkisë së Lushnjes Ylli Myftiu pohoi për TV Klan.

Ylli Myftiu:- “Kam premtuar që brenda tre muajve që vijnë, qyteti i Lushnjes do të ketë të paktën tre orë ujë dhe në fund të mandatit tim, kam premtuar që qyteti i Lushnjes, do të ketë ujë pa ndërprerje 24 orë. Këto premtime unë i mbështesë në investimet e qeverisë shqiptare dhe në projektin me investime të qeverisë gjermane”./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora






Të ngjashme