Lutja ndaj Zotit për të sjellë shi
Turqit kënduan duan, por dëshira iu plotësua me përmbytje masive
Turqia përjetoi këtë vit muajt Tetor dhe Nëntor më të thatë në 5 dekadat e fundit dhe në mungesë të reshjeve u kërkua ndihmë te Zoti. Me urdhër të Komunitetit Mysliman u vendos që në xhamitë në 81 qytetet e vendit të këndohej lutja e shiut.
Veç duasë që u dëgjua nga minaretë edhe imamët me thirrjet e tyre kërkuan nga Zoti që t’i jepte fund thatësirës.
Nuk vonoi shumë dhe reshjet filluan. Madje me intensitet tepër të lartë duke sjellë përmbytje kryesisht në qytetet e mëdha si Stamboll, Ankara e Izmiri. Në këtë të fundit pati edhe viktimat pasi dy persona u morën nga rrjedha e ujit dhe humbën jetën.
U hapën digat dhe uji vërshoi në çdo rrugë duke shkaktuar dëme të shumta.
Për situatën, në media kanë bërë përgjegjës kreun e Komunitetit Mysliman Ali Erbas. Këndimi i duasë sipas analistëve u bë me urdhër të tij dhe të Presidentit Erdogan. Madje komentet kanë shkuar deri në tallje pasi në rrjetet sociale thuhet me ironi se tani nuk është më nevoja për meteorologji.
Kjo është hera e dytë që kërkohej shkarkimi i kreut të myslimanëve në Turqi Ali Erbas. Më herët ai u shigjetua për mallkimin që i bëri Ataturkut në ceremoninë e rikthimit të Shën Sofias në xhami.
Klan Plus