Luzern fiton falë Jahmir Hykës
Jahmir Hyka ndihmoi Luzernwn të fitonte edhe takimin e javës së dytë të Superligës së Zvicrës. Mesfushori shqiptar fitoi penalltinë që solli golin e parë, shënoi të dytin, dha pasimin për të katërtin në suksesin 4 – 3 me Grasshopper.
Kjo paraqitje e shkëlqyer e Hykës bën që Luzern të jetë me pikë të plota pas 2 javës kampionat. Ai u përzgjodh edhe në formacionin e javës nga gazeta “Blick”.
Jahmir Hyka nuk tregoi një lojë të mirë të enjten e kaluar në takimin kualifikues të Europa League me Sassuolo, ku një ndërhyrje e gabuar e tij shkaktoi një 11-metërsh bëri që skuadra zvicerane të barazonte 1 – 1.
Luzern ka po aq pikë në kampionat sa Basel kryesues ku luan Taulant Xhaka. Skuadra kampione e Zvicrës në fuqi mundi me rezultatin 5 – 1 Vaduz, ndërsa Xhaka luajti gjatë të gjithë kohës. Në minutën e 63’ u aktivizua për Vaduz sulmuesi Albion Avdijaj. /TV KLAN