LVV, AAK dhe NISMA kërkojnë regjistrim në zgjedhje
E konsiderojnë te paligjshëm vendimin e KQZ-së
Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, NISMA Social-Demokrate dhe disa parti nga radhët e minoriteteve në Kosovë kanë dorëzuar ankesën pas vendimit të KQZ-së që nuk certifikoi listat e tyre të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 Shkurtit.
Sipas KQZ në listat e tyre kishte kandidatë të dënuar me vendim të formës së prerë në 3 vitet e fundit dhe partitë nuk pranuan t’i zëvendësojnë.
Në ankesën e tyre partitë thonë se vendimi KQZ është i paligjshëm dhe arbitrar. Mes emrave që nuk u është lejuar të kandidojnë është edhe kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti.
Tv Klan