Lyhet me benzinë para Ambasadës Amerikane dhe…
Tiranë-Parandalohet një ngjarje e rëndë, në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit. Një 53-vjeçar, me inicialet F. S ka lyer trupin me benzinë në rrugën e “Elbasanit”, në afërsi të Ambasadës Amerikane.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1, është bërë i mundur parandalimi i veprimeve të tij. Ai tentoi t’i vinte zjarrin vetes.
53-vjeçari është shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje për të zbardhur arsyet e veprimeve të tij./tvklan.al