Lyon mbetet jashtë gare


Lyon mbetet jashtë gare

09:59 24/05/2020

Nuk ka Kupë Europe për Lyon. Beteja ligjore e 7 herë kampionëve të Ligue 1 me Federatën Franceze të Futbollit është mbyllur ende pa nisur. Kërkesat e saj janë hedhur poshtë nga Gjykata Administrative e Parisit, që vendosi të lërë në fuqi vendimin e Ligës franceze të Futbollit, që mbylli sezonin futbollistik 2019-2020, 10 javë përpara fundit.

Vendi i shtatë nuk e lejon Lyon që të marrë pjesë në garat kontinentale për herë të parë që nga sezoni 1995-1996. Të njëjtën përgjigje kishin edhe klubet e Amiens e Toulouse që deri në këto momente e shikojnë veten në ligën e dytë franceze.

Pavarësisht se ishin 30 pikë në lojë dhe matematika i lejonte për të shpresuar mbijetesën, vendimi i Federatës për të mbyllur përfundimisht kampionatin për shkak të pandemisë së Covid-19 i lëshoi dy skuadrat që mbyllin tabelën një kategori më poshtë.

Futbolli në Francë u mbyll në mesin e muajit Mars, me titullin që shkoi në duart e PSG. Ndërkaq, Federata Franceze e Futbollit dhe Ligue 1 kanë lajmëruar datat për fillimin e sezonit të ri. Edicioni futbollistik 2020-2021 do të nis më datë 22 Gusht.

Klan Plus






Të ngjashme