Macja me “dy fytyra”


Macja me “dy fytyra”

10:45 22/02/2018

Një mace e mrekullueshme më dy fytyra (në kuptimin e plotë të fjalës) ka fituar zemrat e të gjithëve. Macja mendohet se ka ADN të ndryshme nga secila anë e fytyrës, duke bërë që njëra anë të jetë me qime të zeza dhe tjetra me qime gri.

Macja ka një fytyrë të zezë dhe gri, e cila është e ndarë poshtë në qendër në një vijë pothuajse të përsosur.

Felinët me këtë pamje janë të njohur si macet kimera dhe në mitologji, kimera është një përbindësh i përbërë nga kafshë të ndryshme.

Sidoqoftë, një profesor në Universitetin e Kalifornisë, i cili studion genetikën e maceve shtëpiake, tha se kimerat janë më të zakonshme se sa mund ta imagjinoni.

Për të zbuluar nëse një mace është me të vërtetë një kimera, ekspertët thonë se kjo kërkon test gjenetik.

Pavarësisht nga shpjegimet shkencore, krijesa të tilla janë absolutisht të bukura./tvklan.al 





Të ngjashme