Macron bën thirrje për kompromis
Presidenti francez, Emanuel Macron, ka arritur në Serbi.
Solemniteti i parë në aeroportin “Nikolla Teslla” të Beogradit. I gjithëkryeqyteti ishte i blinduar. Mijëra policë, snajper dhe siguri nga ajri.Pas arritjes së tij, të shtëna me topa sikurse së fundmi
për Presidentin rus, Vladimir Putin. Macron u prit nga homologu, Aleksandar Vuçiç,i cili nuk fshehu gëzimin. Kjo vizitë e rëndësishme për të konfirmuar disa çështjesi Kosova dhe integrimi në Bashkimin Evropian.Franca është rikthyer në Ballkan konsiderohet në Serbi.
Takimi kokë më kokë e konfirmoi mbështetjen politike të Parisit.Në konferencë për shtyp Presidenti Macron, filloi qetë
duke falendëruar dhe kujtuar historinë. Por, komentet e tij ishin të qarta,Franca është kundër zgjerimit pa reforma në BE, e sidomos në Ballkan. Kosovadhe Serbia duhet të arrijnë kompromis. Franca do të angazhohet për një takim tëri.“Nuk kemi asnjë zgjidhje magjike nëxhepin e Gjermanisë, SHBA apo Francës. Zgjidhja është në zemrat tuaja. Besojtek stabiliteti i këtij rajoni dhe Evropa duhet të ju mbështes. Do tëangazhohem pasi besoj tek e ardhmja e këtij rajoni dhe tek Evropa. Kemi folur hapurdhe guximshëm pasi kjo është një çështje e vështirë për vendin tuaj, historinëdhe të ardhmen. Ne nuk mund ta kthejmë historinë, por duhet gjetur kompromis.Do të gabonim nëse nuk kemi dialog. Franca është angazhuar për të gjetur njëzgjidhje globale dhe të qëndrueshme.”
Vuçiç tha se e ka të qartë që janë dy procese paralele
dhe se për Serbinë është e rëndësishme të arrijë pavarësisht BE-së.“E di që kemi dallime në qëndrime, por ky ështëtakimi më i gjatë që kam patur unë dhe Presidenti francez. Është ndër tëpaktët, që ndoshta krahas kancelares Merkel, dëgjon edhe qëndrimin tonë.”
Presidenti francez me vete ka sjellë edhe disa biznesmenë
dhe investitorë. Është folur për bashkëpunimin ekonomik dhe janë firmosur 20marrëveshje, nga ekonomia e deri tek furnizimi i ushtrisë.Miqësia franceze dhe serbe është ruajtur që prej Luftës
së Parë Botërore. Në këtë frymë Macron vazhdoi tek obelisku i miqësisë serbo-franceze,varrezat e heronjve dhe nderime të tjera. Ai mijëra qytetarëve serb u foli edhenë gjuhën serbe, ku tha edhe se Franca e dinë borxhin që e ka ndajSerbisë.Tv Klan