Macron: G-20 duhet të vendosë kushte për njohjen e talebanëve
Presidenti francez thotë se vendet duhet të japin një mesazh të qartë
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se samiti i ardhshëm i G-20 duhet të dërgojë një mesazh të qartë për talebanët në Afganistan mbi kushtet për njohjen ndërkombëtare.
Në një intervistë për një media franceze Macron tha se këto kushte duhet të përfshijnë të drejtat për gratë, aksesin për operacionet e huaja humanitare dhe distancimin nga grupet terroriste islamike.
Duke iu referuar samitit të G-20 që do të mbahet në Romë, Macron tha se udhëheqësit duhet të kenë absolutisht një mesazh shumë të qartë për grupin islamik.
“Ne do të kemi një takim të G-20 brenda pak javësh. Është një takim i 20 ekonomive më të zhvilluara që vendosin të bashkëpunojnë së bashku. Ne do të flasim për Afganistanin. Të gjithë ne -domethënë amerikanët, evropianët, Kina, Rusia, gjithashtu fuqitë e mëdha të Azisë, Paqësorit dhe Amerikës Latine – duhet të kenë absolutisht një mesazh shumë të qartë në të cilin ne parashtrojmë kushtet tona për njohjen e talebanëve“.
Macron shtoi se ai shpreson që tensionet diplomatike me Algjerinë së shpejti do të zbuten.
G-20 pritet të mbajë një samit për Afganistanin gjatë muajit Tetor në Itali.
Klan News