Presidenti francez infektohet me Covid-19
Simptoma të lehta, në izolim për 7 ditë
Presidenti francez Emmanuel Macron rezultoi i infektuar me COVID-19. Shefi i Elizesë iu nënshtrua testimit pas simptomave të shfaqura ditët e fundit.
Megjithatë, ai pohon se infektimi është në faza të lehta.
Ai do të qëndrojnë për të paktën 7 ditë në izolim dhe do të punojë pa kontakte me njerëzit. Presidenti ka anuluar të gjitha udhëtimet jashtë vendit, të parashikuara për këtë periudhë.
Tv Klan