Macron premton rol më aktiv në dialogun Kosovë-Serbi
Kurti: BE nuk zëvendësohet nga asnjë kontinent tjetër
Franca ka premtuar rritjen e rolit të saj në dialogun Kosovë Serbi. Në një bisedë telefonike të kryeministrit në detyrë Albin Kurti me presidentin e Francës Emanuel Macron ky i fundit ka premtuar edhe angazhimin e tij personal për lehtësimin e dialogut thuhet në një njoftim për media të zyrës së kryeministrit në detyrë.
Madje ky do të jetë edhe synim i samitit të Parisit për marrëdhëniet Kosovë Serbi, samit ky I organizuar nga Franca e Gjermania sapo të krijohen kushtet pas pandemisë.
Ndërkohë për kryeministrin në detyrë Evropa asnjëherë nuk mund të zëvendësohet nga ndonjë kontinent tjetër, e as Franca nga ndonjë shtet tjetër.
Ai ka përmendur faktin se është për zgjedhje të jashtëzakonshme e jo për qeveri teknike.
Kurti gjithashtu synon të udhëheq dialogun Kosovë Serbi. Ka përmendur se do të formojë dy ekipe.
Ekipi i parë do të jetë politik që përbëhet nga kryeministri, kryetarja e parlamentit, presidenti dhe nga një përfaqësues të 7 partive politike. Ndërsa do të ketë edhe një ekipe teknike me ekspertë të fushave të ndryshme.
“Jam në përgatitje edhe të një ekipi të tillë por po e theksoj nuk është prioritet, por nuk e lëmë anash”.
Këto komente Kurti i bëri gjatë vizitës në Prizren. Ndërsa fillimisht kishte vizituar Malishevën, vendi ky më i prekur deri më tani nga koronavirusi.
Tv Klan