Madonna “nderon” Aretha Franklin me një fjalim për veten


Madonna “nderon” Aretha Franklin me një fjalim për veten

20:27 21/08/2018

Jo çdo gjë ka shkuar siç duhet dje gjatë ndarjes së cmimeve “MTV Video Music Awards”. Madonna u  ngjit në skenë për të dhënë çmimin “Video e Vitit” në ndër të këngëtares Aretha Franklin, e cila ndërroi jetë para një jave nga kanceri. Por fjalimi i saj nuk ishte për mbretëreshën e soul.

Madonna u mjaftua vetëm me një fjali:

“Më ndryshoi rrjedhën e jetës sime”.

Më pas 60-vjeçarja filloi të tregojë për rrugëtimin e saj në botën e muzikës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i njerëzve në rrjetet sociale, duke e krituar për mungesë respekti ndaj legjendës Aretha Franklin.

Shumë prej tyre nuk kyrsyen sharjet edhe ndaj organizatorëve të spektaklit të ndarjes së çmimeve.

“Në vend të një falënderimi të vërtetë për Arethan, ju e lejoni Madonnën të flasë për veten për 30 minuta”,

shkruajti një i ri në Twitter.

Klan Plus






Të ngjashme