Madonna nis koncertin me vonesë, fansi e hedh në gjyq
Madonna së fundmi ka mbajtur një koncert në Las Vegas, por performanca e saj u shty me gati 2 orë. Teksa ishte ulur në piano dhe do të fillonte performancën e saj, këngëtarja u shpreh se një mbretëreshë nuk është kurrë vonë.
F. A.C.T.S. 👑 ……………….. #madamextheatre #thecolosseum pic.twitter.com/QBV99f1Y3I
— Madonna (@Madonna) November 9, 2019
Por jo të gjithë të pranishmit e pranuan vonesën e saj, kishte kundërshtime të mëdha dhe një padi kundër Madonnës. Nate Hollander, i cili kishte blerë biletë për koncertin e saj, e ka hedhur në gjyq për vonesën.
Ai është shprehur se ndryshimi i kohës së fillimit të koncertit është një shkelje e kontratës e bërë midis këngëtares dhe blerësve të biletave.
Në muajin Gusht kur Hollander kishte blerë edhe biletat, koncerti ishte planifikuar të fillonte në orën 20:30, por më 23 Tetor u vendos që të ndryshohej orari dhe koncerti të niste në 22:30. Ata që blenë biletat dhe nuk dëshironin që të shkonin në koncert aq vonë, nuk iu ofrua asnjë lloj kompensimi.
Sipas CNN, Hollander shprehet: “Edhe nëse përpiqemi t’i rishesim biletat, nuk fitojmë paratë e humbura sepse për shkak të ndryshimt të orarit, vlera e tyre ka rënë së tepërmi“.
Ai ka blerë fillimisht 3 bileta dhe ka paguar 1 milion Dollarë, por pas ndryshimit të orarit, ai dhe personat e tjerë që kishin blerë biletat pësuan dëme reale. /tvklan.al