Madonna pozon toples
I kujton botës së është ende mbretëresha e POP
Si për t’i kujtuar botës se është ajo ende mbretersha e POP, Madonna ka publikuar këtë foto toples.
Mbështetur në një patericë, tashmë pjesë edhe e performancave të saj në skenë, me gjoksin mbuluar pjesërisht me duar, këngëtarja tregon se 61 vitet e saj nuk kanë lënë gjurmë në format fizike.
Fotot nudo nuk janë diçka e re për Madonnën, e cila ka ditur gjithmonë të tërheqë vëmendjen duke ndërthurur erosin me të ndaluarën, të bukurën me çdo formë konservative të imponuar nga shoqëria.
Në këtë moshë, shumë e kritikojnë daljen e saj zbuluar, por ajo provokuese e lindur, si gjithmonë i ka injoruar totalisht.
Tv Klan