“Magjia” e Barack Obamës
Teksa ndodhej në vizitën e tij historike në Memorialin e Paqes në Hiroshima, Presidenti Barack Obama ka bërë një ndalesë në stacionin e Forcave Ajrore të Japonisë. Teksa kalonte përmes turmës në Iwakuni të Japonisë, një grua i’u afrua Presidentit me foshnjën e saj në duar, e cila qante pa pushim.
Sapo Obama e ka marrë foshnjen në krahë, ajo ka pushuar së qari menjëherë si me magji. Ky moment nuk ka kaluar pa u filmuar dhe komentuar nga të gjitha mediat ndërkombëtare. Barack Obama vizitoi përkujtimoren e viktimave të Luftës së Dytë Botërore në Hiroshima, duke u bërë Presidenti i parë amerikan në detyrë, që viziton vendin ku u hodh bomba e parë atomike në vitin 1945. Obama tha se prania e tij në Memorialin e Paqes në Hiroshima është një dëshmi se edhe ndasitë më të mëdha mund të hidhen pas krahëve dhe vende ish – armike mund jo vetëm të bëhen partnerë, por edhe dy “miq të ngushtë”. Të paktën 140 mijë persona humbën jetën, si pasojë e bombës atomike në Hiroshima, më 6 Gusht 1945. Dy ditë më pas një tjetër bombë, e hedhur në Nagasaki, vrau 74 mijë të tjerë./tvklan.al