“Magjia” që bën Ermal Mamaqi, rekord audience mbrëmjen e djeshme
Ermal Mamaqi vazhdon të mbajë të “mbërthyer” të gjithë njerëzit pas ekranit. “Xing me Ermalin”, emisioni i cili të shtunën kishte puntatën e dytë në Televizionin Klan, ishte më i ndjekuri.
Sipas të dhënave të Telemetrics rezulton se, Tv Klan ka arritur kulmin e shikueshmërisë, në orën 22:06, me 72.2%. Mbrëmjen e djeshme e ftuar në emision ishte Bleona Qereti, e cila një bisedë shumë të lirshme dhe karizmatike, i është përgjigjur pyetjeve të Ermal Mamaqit, por edhe të komentuesve të shumtë të rrjeteve sociale./tvklan.al