Maja Kociançiç : Më 26 Shkurt vazhdon dialogu Kosovë-Serbi


Maja Kociançiç : Më 26 Shkurt vazhdon dialogu Kosovë-Serbi

19:08 18/02/2018

Maja Kociançiç, zëdhënëse e Përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka njoftuar sot, se takimi i ardhshëm në mes të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet më 26 Shkurt në Bruksel.

“Dëshiroj t’iu informoj se të dy palët janë pajtuar që raundi i ri i bisedimeve në nivel teknik, të zhvillohet më 26 shkurt në Bruksel, për të diskutuar zbatimin e marrëveshjeve të dialogut”.

Bisedimet e parapara për datën 16 Janar, ishin shtyrë për një datë të pacaktuar, pasi në po atë ditë ishte njoftuar për vrasjen e politikanit serb në Mitrovicën Veriore, Oliver Ivanoviç.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çështje teknike, ka nisur në Mars të vitit 2011./REL






Të ngjashme