Maji, muaji i kinemasë kosovare


Maji, muaji i kinemasë kosovare

16:19 04/03/2014 ELVIRA DIAMANTIFragmente të shkëputura nga filmat kosovarë nuk do të jenë më vetëm në formatin e pelikulës, por edhe në atë dixhital. Procesi i realizuar në arkivin qëndror shtetëror të filmit e çliron nga kthetrat e projeksionit kinematografinë kosovare të para dhe pas luftës për ta bërë të prekshme edhe nga publiku shqiptar.

Maji, i shpallur si muaji i Kosovës, do të jetë një rilindje për regjisorë me emër si Ekrem Kryeziu dhe Isa Qosja, pak të njohur në Shqiperi, por të suksesshëm në Evropë.

Pas dixhitalizimit, sfida e rradhës për dy kinematë atë shqiptare dhe kosovare është restaurimi i filmave të të gjitha zhanreve. Dy vendet janë angazhuar të ndërtojnë të parën studio restauruese në mënyrë që prodhime të pazëvendësueshme të retrospektivës shqipfolëse të mos mbeten peng i fondeve apo studiove përtej oqeanit si në Shtetet e Bashkuara.





Të ngjashme