Majko dhe Meta në Skrapar – (20 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Kryeministri dhe Sekretari i Pergjithshëm i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka bërë thirrje dje në konferencën e PS të rrethit të Skraparit për shuarjen e kontradiktave që aktualisht ekzistojne brenda Partisë Socialiste. Në këtë konferencë ai shoqerohej nga Zëvendës Kryeministri dhe deputeti i zonës së Skraparit Ilir Meta dhe nga Sekretari Organizativ i PS, Ndre Legisi.
Kemi arsye në bindjen tonë se qeverisja e sotme ku PS ka mazhorancën, theksoi Majko, po e fut vendin në rrugën e duhur të zhvillimit, në rrugën e ndërtimit të një Shqipërie normale.
Kryeministri Pandeli Majko:- “Aktualisht brenda Partisë Socialiste po flitet alternativa ime, alternativa jote. Unë mendoj se individët janë tepër të vegjël për të përfaqësuar një alternativ. Partia është e mjaftueshme për të freskuar një alternativë. Aktualisht ne jemi thjeshtë përfaqësues të PS dhe përfaqësojmë alternativën e PS. Mua më duket se gjithë eksperienca e PS, na ka bërë të qartë se ne nuk jemi zënë me njëri-tjetrin ndonjëherë për të gjetur pronarin e degës së partisë së rrethit të Skraparit apo ndonjë tjetre. Ne gjithmonë kemi diskutuar për të pasur përfaqësues të devotshëm që na ofrojnë zgjidhje”.
Në fjalën e tyre dy drejtuesit e rinj socialist Majko dhe Meta nuk i janë referuar ish-kryetarit Nano. Ky i fundit do të kundërpërgjigjet nesër në Përmet ku do të shpalosë idete e tij para njerëzve të bazës./tvklan.al
Gazetari – Vladimir Lame