Majko dhe Nano në Vlorë ( 15 Tetor 1999)
Nano dhe Majko nuk i japin dorën njëri- tjetrit në festimet e 55 vjetorit të Çlirimit të Vlorës, ndonëse gjatë gjithë aktiviteteve ato kanë qënë pranë njëri -tjetrit. Majko është shoqëruar nga ministrat e kabinetit ndër ta dhe Ministri i Rendit Spartak Poçi. Ndërsa Nano ka shkuar së bashku me Kryeparlamentarin Gjinushi dhe ish kreun e financave Arben Malaj. Aktivitetet kanë nisur me takimin në Bashkinë e Vlorës. Më tej kanë vendosur lule në varrezat e dëshmorëve. Axhenda e festimeve të 55 vjetorit ka vazhduar me koncertin festiv për të përfunduar me drekën e mikpritësve. Në këtë ambjent ka rënë në sy ftohja e dy politikanëve të lartë socialiste në mes të cilëve qëndronte Kreu i Parlamentit Skënder Gjinushi. Majko dhe Poçi kanë marrë pjesë në një paradë ushtarake detare. /tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego