Majko, e drejta për Universitetet – (10 Gusht 1999)


Majko, e drejta për Universitetet – (10 Gusht 1999)

14:12 10/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

40 kandidatë për student do të kenë mundësinë të nisin studimet e larta në Tetor, vetëm duke marrë firmën e Kryeministrit Majko. Një e drejtë që e kishte Meksi dhe që Nano ja hoqi vetes, tashmë rikthehet në duart e kryeministrit aktual Pandeli Majko. TV Klan i rikthehet këtij lajmi të transmetuar një javë më parë me argumentat e këshilltarit të Majkos për arsimin, Vasillaq Kureta.

Vasillaq Kureta, Këshilltari i Majkos:- “Në rastin e tanishëm u mendua që një e drejtë e tillë duhet të jetë. Por ajo që duhet hequr, duhet hequr abuzimi. Pra praktika abuzive që të mos abuzohet është e drejtë që duhet eliminuar. Nisur nga kjo është menduar që ky rikthim do thoja i të drejtës së Kryeministrit bëhet i kontrolluar, sepse bëhet fjalë për studentët që kanë konkuruar, bëhet fjalë për studentë që kanë konkuruar në degë të caktuar dhe për degët që kanë konkuruar, dhe brenda tyre në rast se ka anomali të shkeljeve, të drejtave, për shkak të burokracisë, raste nga më të ndryshme që sjell jeta”.

Gazetari:- Janë studentë që janë renditur poshtë listës?

Vasillaq Kureta, Këshilltari i Majkos:- “Natyrisht që janë renditur në listë, mund të keni renditur dhe që janë bërë shkelje për shkak të burokracisë, për shkak të abuzimit të tjerëve dhe normalisht ngelen pa të drejtë studimi kur ata normalisht ju takon. Atëhere rivendosja e të drejtës së tyre si mund të behet. Atëherë në këtë rast është kopetenca e Kryeministrit dhe e Ministrit që të rivendosë këtë të drejtë të tyre që është e ligjshme”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme