Majko, kontroll për punonjësit e tatimeve – (21 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Rritja dhe aspak frenimi i kontrabandës dhe korrupsionit në Shqipëri bënë që kryeministri Majko të nxjerr urdhërin më të ri për kontroll mbi figurën e punonjësve të tatimeve dhe doganave. Sipas këtij urdhëri i kërkohet Ministrisë së Financave të bëjë verifikimin e figurës së punonjësve që janë organic të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Tatimeve.
Kryeministri Pandeli Majko urdhëron rishqyrtimin e të gjitha masave disiplinore të marra brenda një viti ndaj punonjësve të këtyre strukturave ndërsa pë rata që rezultojnë për shkelje të përsëritura, kryeministri kërkon të mbahet qëndrim në përputhje me ligjin.
Kështu Ministria e Financave ngarkohet të organizoj kontrollin e pasurisë të të gjithë punonjësve dhe shtrirjen e këtij kontrolli edhe tek familjarët e tyre. Mbetet që Majko të zbatoj edhe ligjin për pasurinë e politikanëve./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti