Majko në Parlament, shpalos rezultatet e vizitës në SHBA (11 Shkurt 1999)


Majko në Parlament, shpalos rezultatet e vizitës në SHBA (11 Shkurt 1999)

12:07 11/02/1999

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të garantojnë integritetin tokësor të Shqipërisë në rast të shkallëzimit të konfliktit në Kosovë. Kryeministri Majko ka shpalosur para deputetëve rezultatet e vizitës një javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky vend mbetet partneri ynë kryesor u shpreh Majko. Ai përmendi dhe njëherë atë që kishte deklaruar në SHBA se faktorët shqiptarë në Ballkan do të përgjigjen sëbashku në rast të acarimit të konfliktit në Kosovë. Majko vlerësoi iniciativat amerikane për investime në Shqipëri në ringjalljen e ekonomisë shqiptare./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme