Majko për Universitetin e Prishtinës – (17 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Universiteti i Prishtinës ka nevojë për ndihmën e Universiteteve shqiptare. Kështu kryeministri Majko ka kërkuar sot nga ministria e arsimit dhe rektorët e universiteteve, ngritjen e një grupi ekspertësh të cilët do të hartojnë projektet e bashkëpunimit. Ndërkohë që më emergjente për universitetin kosovarë është pajisja me libra si dhe plotësimi i stafit të pedagogëve.
Kryeministri ka ftuar pedagogët shqiptarë e kryesisht ata të dalë në pension të kontribuojnë edhe për këtë institucion arsimor që tashmë flet në gjuhën shqipe. Ndërsa në lidhje me tekstet mësimore, kryeministri u shpreh se do të jenë po ato që përdorin studentët tanë.
Strategjia e arsimit nënvizoi Majko duhet të jetë mbarëkombëtare ku të përfshihen edhe emra të shquar nga Kosova dhe Maqedonia. Pasi të realizohet një projekt i shpejtë, grupi i ekspertëve që do të ngrihet për këtë qëllim do të nënshkruajn marrveshjet përkatëse me universitetin e Prshtinës duke bashkëpunuar edhe me komunitetin ndërkombëtar./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego